mexhiti sondazhi konfirmon mbeshtetjen per qeverisjen me duar te pastra te vlen it 69c818e3b4c8e

Mexhiti: Sondazhi konfirmon mbështetjen për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it

March 28, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas publikimit të një sondazhi të fundit, duke theksuar se rezultatet pasqyrojnë mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e kësaj force politike.

Në një status publik, Mexhiti vlerësoi se sondazhi dëshmon përkrahjen ndaj politikave të ndjekura nga VLEN, duke theksuar luftën kundër korrupsionit dhe investimet e realizuara.

“Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it.”

Ai shtoi se përkrahja qytetare lidhet drejtpërdrejt me rezultatet konkrete në disa fusha kyçe, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe investimet në infrastrukturë dhe shëndetësi.

“Mbështetja publike konfirmon se qytetarët e përkrahin ndryshimin e materializuar nga VLEN-i dhe vlerësojnë rezultatet konkrete…”

Mexhiti kritikoi gjithashtu opozitën shqiptare, duke e akuzuar për përhapje të dezinformatave dhe përpjekje për të krijuar pasiguri te qytetarët.

“Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe ‘fake-news’ kulturës që me strategji po përpiqet ta instalojë opozita shqiptare…”

Në fund të reagimit, ai theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë: nevoja për bashkim dhe konsolidim të VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Anketa dëshmon rritjen e VLEN-it dhe besimin e qytetarëve

parandalohet shperthimi ne banken amerikane ne paris 69c8196d6fe92
Lajmi i radhës

Parandalohet shpërthimi në Bankën Amerikane në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë