Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka shkruar një telegram ngushëllimi pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.
Mexhiti shkruan se ikja e papritur e artistit ka lënë një boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. Ai thekson se Shpati ka lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike, e cila do të mbetet e gjallë në kujtesën e publikut për shumë vite.
“Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar Mexhiti në reagimin e tij.


