mexhiti shpalosi vizionin per efikasitetin energjetikfasada energjetike per cdo ndertese ne cair 68bd893117450

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

September 7, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti, sot prezantoi konceptin
gjithëpërfshirës për efikasitet energjetik në ndërtesat kolektive, në
kuadër të platformës së tij si kandidat i VLEN për kryetar i Komunës së
Çairit.
Gjatë prezantimit që u mbajt para një ndërtese kolektive që tashmë është
duke u rinovuar me fasadë energjetike, Mexhiti theksoi se ky projekt do
të shënojë fillimin e një transformimi urban në Çair, me synimin që çdo
ndërtesë pa efikasitet energjetik të mund të përfitojë nga subvencionimi
për fasada të reja.
“Kjo nuk është vetëm çështje estetike, por një çështje dinjiteti dhe
cilësie jete,” theksoi Mexhiti, duke shtuar se përfitimet do të ndihen
direkt në buxhetin familjar, me fatura më të ulëta energjie dhe kushte
më të mira jetese.

Plani i prezantuar përfshin edhe katër masa të veçanta që synojnë të
rrisin ndjeshëm efikasitetin energjetik dhe të sigurojnë mbështetje për
kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve:
1. Fond i posaçëm komunal për efikasitet energjetik, për të ndihmuar
pensionistët, familjet me një prind dhe ata me të ardhura të ulëta që të
përfitojnë edhe zëvendësimin e dritareve dhe çative.
2. Shkolla të gjelbra, me rinovim të objekteve arsimore përmes paneleve
diellore, izolimit termik dhe ndriçimit efikas.
3. Ndalimi i ndërprerjes së energjisë për kategoritë e ndjeshme, sipas
Ligjit të ri për Energjetikë tashmë në fuqi.
4. Mbështetje për qytetarët për të mundësuar prodhimin dhe përdorimin
kolektiv të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.
Mexhiti theksoi se ky plan do të jetë një investim konkret dhe afatgjatë
për banorët e çdo lagjeje të Çairit.

f4afa791 37f0 4fed a7e9 d73ee43ded5e

b979748a d667 4d78 ab8d 784cb7b2f84e

0250e115 4e66 4e33 8b5a 2bc7860c7d6d

92f16e51 f37e 4e72 9216 1b188155aa2e

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai prespa dollneni manastiri dhe krusheva kater shtabe te fitores se vlen 68bd7c1eba0c3
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN

aksident i rende ne librazhd makina perfundon 100 metra ne gremine 68bd8a94456df
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon 100 metra në greminë

Të fundit nga

ShkoLartë