IZET MEXHITI GAZETA MK

Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

August 28, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar moton zyrtare për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”.

Mexhiti ka theksuar se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës.

Ai kujtoi se Çairi ka dhënë gjithmonë shumë për vlerat shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

“Do ta japim krejt qenien tonë, krejt dijen tonë, krejt përvojën dhe potencialin tonë në funksion vetëm për Çairin dhe qytetarët e tij,” – ka thënë Mexhiti.

Ndryshe, motivi për moton e fushatës vjen nga kënga “Vetëm për ty” e rok bendit Telex.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veln shqiptaret e ndeshkuan bdi ne taravari sot perkulet para ahmetit e grubit 68b014d99622c
Lajmi i mëparshëm

VLЕN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

izet mexhiti me projekte konkrete investime miliona euro bujar osmani duart ne xhepa me rrefime te kota 68b0214f362a4
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti me projekte konkrete investime miliona euro, Bujar Osmani duart në xhepa me rrëfime të kota!

Të fundit nga

ShkoLartë