IZET MEXHITI 5

Mexhiti: Shndërrimi i rrugës së Çairçanes në bulevard, prioritet absolut që nga dita e parë e mandatit

August 19, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur sot se shndërrimi i rrugës së Çairçanes në bulevard modern është një nga prioritetet kryesore që nga dita e parë e mandatit.

Mexhiti, së bashku me kryetarin e BNJVL-së dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, vizituan zonën ku planifikohet ndërtimi i Bulevardit “Cvetan Dimov”, duke theksuar se projekti është tashmë në fazë planifikimi. Ai premtoi bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe qytetit për ta bërë realitet këtë projekt.

Sipas tij, bulevardi do të shtrihet e zgjerohet me standarde moderne, duke përfshirë hapësira të gjelbra, trotuare të gjera, shtigje për biçikleta dhe ndriçim bashkëkohor, duke u shndërruar në një nga arteriet kryesore të komunikacionit të Shkupit.

“Përveç këtij projekti madhor, së bashku me arkitektë të njohur nga vendi dhe jashtë, po hartojmë një masterplan të ri për Çairin, ku bulevardi ‘Cvetan Dimov’ është element kyç për zhvillimin urban të komunës”, deklaroi Mexhiti.

Ai kujtoi gjithashtu se vetëm gjatë 10 muajve të fundit janë siguruar 65 milionë euro për projekte të mëdha komunale e infrastrukturore në Çair, si parkimi nëntokësor pranë sheshit “Skenderbeu” dhe kampusi universitar “Nënë Tereza”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KARRIGE KLASE
Lajmi i mëparshëm

Shkollat po rinovojnë muret, por duhet rinovuar mendësia!

farse elektorale berisha akuza te reja per 11 majin ne zall bastar dhe elbasan zgjedhesit votuan disa here 68a47e1963f69
Lajmi i radhës

“Farsë elektorale”, Berisha akuza të reja për 11 Majin: Në Zall Bastar dhe Elbasan zgjedhësit votuan disa herë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë