IZET MEXHITI GAZETA MK

Mexhiti: Shkollat e Çairit gati si asnjëherë më parë për vitin e ri shkollor

September 1, 2025
1 minut lexim

Çairi sot e ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor më i përgatitur se kurrë, falë angazhimit dhe përkushtimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe kandidatit të VLEN-it për kryetar komune, Izet Mexhiti.

Në një urim drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve, Mexhiti theksoi se arsimi mbetet prioriteti i tij i përditshëm dhe se çdo hap është ndërmarrë për të garantuar kushte më të mira për mësim.

“Gjatë muajve të verës kemi vizituar të gjitha shkollat e Çairit dhe aty ku ka pasur nevojë, janë bërë investime në infrastrukturë, riparim klasash, përmirësim të ambienteve sanitare dhe rritje të sigurisë për nxënësit. Janë ndërmarrë gjithashtu masa për pastrim dhe mirëmbajtje, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të rregullta”, ka shkruar Mexhiti.

Ai gjithashtu ka veçuar me mirënjohje rolin e mësuesve, të cilët sipas tij janë shtylla e formimit të brezave të rinj, ndërsa nxënësve të klasave të para u uroi një rrugëtim të mbarë në botën e dijes.

“Urime viti i ri shkollor! Uroj që të jetë një vit i mbushur me rezultate dhe arritje për të gjithë nxënësit dhe mësuesit tanë”, ka përfunduar shkrimin e tij Mexhiti.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë dhe kandidatit të VLEN-it për kryetar komune, Izet Mexhiti, që në ditën e parë të shkollës, po dëshmojmë se fjalët për arsimin nuk mbeten premtime, por shndërrohen në vepra konkrete.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

AFRIM GASHI
Lajmi i mëparshëm

Urimi i Gashit për 1 Shtatorin: Mësimdhënësit dhe nxënësit, forca e shoqërisë sonë

1 SHTATORI
Lajmi i radhës

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Të fundit nga

Slot: E trishtueshme Krishtlindja pa Diogo Jotan

Liverpooli do të luajë të shtunën ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 18-të të Premier League, një ndeshje me ngarkesë të veçantë emocionale. Në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar tifozëve, trajneri

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë