mexhiti sedat bislimi eshte kandidati me i mire dhe do ta kete mbeshtetjen tone 68c323922b843

Mexhiti: Sedat Bislimi është kandidati më i mirë dhe do ta ketë mbështetjen tonë

September 11, 2025
1 minut lexim

Tubimi në Studeniçan në kuadër të hapjes së shtabit zgjedhor dhe mbështetja masive për kandidatin e VLEN-it, Sedat Bislimi, janë një shenjë e mirë dhe e mbarë, tha zv/kryeministri,njëherësh kandidat i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, shkruan alfax.mk.

“Komuna e Studeniçanit ka shumë territor dhe shumë probleme dhe nëse nuk e ka përkrahjen e Qytetit, dikastereve e të Qeverisë, nuk mund të bëhen, siç është bërë rruga për në Koliçan të Epërm që e ka vulën e VLEN-it, të kësaj qeverisje një vjeçare”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti shtoi se VLEN-i e ka dëshmuar në një vit qeverisje se meriton t’i udhëheq edhe komunat.

“Unë nuk kam aspak dyshim se Sedati është kandidati më i mirë. Sedati do të ketë mbështetjen edhe të Çairit edhe të Sarajit edhe të Qytetit të Shkupit edhe të ministrave dhe zv/ministrave”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se kjo qeveri ka ndarë 1 miliardë euro për problemet infrastrukturore të komunave, duke thënë se VLEN-i nuk ka diskriminuar asnjë komunë pavarësisht se nga cila parti vjen kryetari i cilësdo komunë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nina dobrev dhe shaun white i japin fund lidhjes pas 5 vitesh bashke 68c31251992ec
Lajmi i mëparshëm

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë

rikthim ne shtepine time natyrale manja pasi u emerua kryetar i komisionit te ligjeve mezi pres te nis kete kapitull te ri 68c324f6675ab
Lajmi i radhës

“Rikthim në shtëpinë time natyrale”, Manja pasi u emërua kryetar i Komisionit të Ligjeve: Mezi pres të nis këtë kapitull të ri

Të fundit nga

ShkoLartë