FB IMG 1793400958388

Mexhiti: Saraji po ndryshon, 13 milionë euro për projekte madhore dhe investime të reja!

October 31, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur një sërë investimesh infrastrukturore në Saraj, gjatë pjesëmarrjes në prezantimin e llogaridhënies njëvjeçare të kryetarit të kësaj komune, Muhamet Elmazi.

Mexhiti bëri të ditur se në fokus të investimeve janë projekte me vlerë miliona euro, përfshirë rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë, me investim prej 6.2 milionë eurosh, si dhe rreth 7 milionë euro për urën e re, rrethrrotullimin dhe lidhjen rrugore në Saraj.

Në mesin e projekteve të përmendura janë edhe rruga rajonale Kondovë–Radushë–Jegunovcë, rruga Saraj–Krushopek dhe ajo Rashçe–Kopanicë, si dhe investimet në ujësjellës, kanalizim, shkolla dhe terrene sportive.

Mexhiti paralajmëroi gjithashtu projekte të reja për Sarajin, mes tyre bulevardin “Dardania” dhe ndërtimin e një shkolle të re në Matkë.

“Një vit më parë dhamë zotime. Sot flasim me punë dhe rezultate!”, ka thënë Mexhiti, duke theksuar se llogaridhënia nuk duhet të jetë formalitet, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parlamentet studentore shqyrtojne oferten e qeverise per rritjen e shujtes studentore ne 4 500 denare 6ae5170125fc7
Lajmi i mëparshëm

Parlamentet studentore shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë

per dhenien e provimit te jurisprudences mickoski ua prezanton personalisht modelin studenteve 6ae531157f558
Lajmi i radhës

Për dhënien e provimit të jurisprudencës / Mickoski ua prezanton personalisht modelin studentëve

Të fundit nga

ShkoLartë