FB IMG 1761604739934

Mexhiti: Saraji feston fitoren e merituar, bashkimi i njerëzve të mirë solli rezultate të mëdha!

October 28, 2025
1 minut lexim

Pas një rrugëtimi të gjatë, të ndershëm dhe të palodhur, kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit dhe lider i koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohje dhe krenari për fitoren historike të arritur në Saraj, duke e cilësuar atë si triumf të bashkimit, besimit dhe punës së përbashkët.

“Pas një rrugëtimi të gjatë, të ndershëm e të palodhur, vjen koha ta festojmë fitoren bashkë! Saraji e dëshmoi edhe një herë se forca, bashkimi dhe përkushtimi i njerëzve të mirë, sjellin rezultate të mëdha,” ka shkruar Mexhiti.

Në mesazhin e tij, Mexhiti ka falënderuar me mirënjohje të thellë çdo aktivist, çdo anëtar të strukturave, çdo grua e burrë, çdo të ri e të re që qëndroi pranë ekipit të tij gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se fitorja është rezultat i sakrificës dhe angazhimit të secilit prej tyre.

“Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë. Falemnderit për çdo orë pune, çdo hap, çdo fjalë dhe çdo përpjekje tuajën. Krenarë për ju, krenarë për Sarajin tonë!” ka shkruar Mexhiti.

Izet Mexhiti gjithashtu ka theksuar se kjo fitore nuk është vetëm një rezultat zgjedhor, por fillimi i një kapitulli të ri për Sarajin dhe qytetarët e tij, të cilët kanë zgjedhur të ecin drejt zhvillimit, dinjitetit dhe unitetit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1761603352392
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, vendimtarë për të ardhmen politike të Tetovës

mexhiti fitorja e feti abazit ne bogovine do te sjelle nje nivel te ri te udheheqjes lokale 690000d1b8312
Lajmi i radhës

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë