IZET MEXHITI 1

Mexhiti: “Safe city” nuk ka elemente etnike, ideja është ai të shtrihet në tërë territorin e RMV-së

January 28, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka thënë se sistemi “Safe city, ka qenë iniciativë e mëhershme, nuk është sot për sot.

Sipas tij, dukshëm janë ulur shkeljet, me tendencë brenda muajit të ketë vetëm 6 mijë shkelje.

“Kjo po jep efektet, kur shohim shpëtimin e jetëve, sepse qëllimi final nuk është të dëmtohen qytetarët. Nuk ka komponentë etnike, ideja është të shtrohet në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë që të ketë komponentë etnike”, tha Mexhiti.

Pa marrë parasysh akuzat e opozitës, sipas Mexhitit gjuha shqipe duhet të implementohet deri në fund në sistemin “Safe city”.

“Është sistem provë dhe duhet të implementohet dygjuhësia e plotë. Në takimin e liderëve, opozita ka dhënë mbështetje të plotë për votimin e “Safe cityt”, ka thënë Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IZET MEXHITI LD
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Në fund të marsit pritet rikonstruim i Qeverisë

IZET MEXHITI
Lajmi i radhës

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të ndërtohet, asnjë objekt afarist nuk do të prishet

Të fundit nga

Napoli – Roma, formacionet

Napoli – Roma, formacionet! Napoli-Roma është supersfida e mbrëmjes një Serinë A. Skuadra e udhëhequr nga Konte ndodhet në vendin e 3-të me 49 pikë ndërsa ekipi i Gasperinit pozicionohet në vendin
ShkoLartë