mexhiti rruga ferid murad po transformohet punimet ecin me ritem te duhur 69d9042095b16

Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po transformohet, punimet ecin me ritëm të duhur

April 10, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se po vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruimin e rrugës “Ferid Murad”, duke theksuar se projekti po realizohet sipas planit dhe me progres të dukshëm në terren.

“Një tjetër kantier që flet me vepra, jo me fjalë. Rruga ‘Ferid Murad’ po ndryshon pamje çdo ditë”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se zhvillimet në terren janë të dukshme nga dita në ditë.

Ai bëri të ditur se bordurat në njërën anë të rrugës tashmë janë vendosur dhe betonuar, ndërsa hapësira është ndarë duke i dhënë formë të rregullt rrugës dhe trotuarit.

“Punimet po ecin me ritmin e duhur. Çdo ditë shihet progres. Një projekt që po merr formë, hap pas hapi”, u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, aktualisht po punohet në ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçiklistë, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe organizimit të qarkullimit në këtë zonë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vogue williams mahnit me bikini gjate pushimeve familjare ne eden roc st barths 69d8fdfcf0f6d
Lajmi i mëparshëm

Vogue Williams mahnit me bikini gjatë pushimeve familjare në Eden Roc St Barths

rikthehen zjarret ne deponine e haracines tymi dhe era e keqe ngulfatin banoret 69d9056cc290a
Lajmi i radhës

Rikthehen zjarret në deponinë e Haraçinës, tymi dhe era e keqe “ngulfatin” banorët

Të fundit nga

ShkoLartë