IZET MEXHITI

Mexhiti: Rruga 5 Maji që mban emrin e ditës së dëshmorëve meriton trajtim të posaçëm! (VIDEO)

October 3, 2025
1 minut lexim

Çairi këtë mëngjes mori një mesazh të fuqishëm nga kandidati për kryetar komune nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili përmes një video mesazhi të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook përcolli frymën e përkushtimit dhe respektit për qytetarët e Çairit.

Mexhiti zgjodhi që pikërisht nga rruga “5 Maji”, e cila bart emrin e shenjtë të ditës së dëshmorëve, t’u drejtohet qytetarëve me fjalët, “Mirëmëngjesi nga 5 Maji, rruga me emrin e posaçëm, ditën e dëshmorëve të kombit, qē meriton trajtim të posaçëm! Punë dhe përkushtim!”

Ky mesazh sipas Mexhitit shpreh qartë vizionin për një Çair me dinjitet, përkujdesje dhe respekt për vlerat kombëtare, por edhe me vepra konkrete që do të shihen në çdo lagje. Çdo hapësirë publike nuk është vetëm infrastrukturë, por edhe kujtesë historike që meriton trajtim me përkushtim.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti perserit narrativen e beogradit kurti rrezik per maqedonine 68df90b189db0
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti përsërit narrativën e Beogradit: Kurti, “rrezik” për Maqedoninë!

VAKSINA KUNDER GRIPIT
Lajmi i radhës

Në Maqedoni janë siguruar 80.000 vaksina kundër gripit sezonal

Të fundit nga

ShkoLartë