IMG 0011

Mexhiti: Rinia e Çairit është forca e ndryshimit dhe garancia e së ardhmes sonë (FOTO)

September 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me të rinjtë komunës, mes tyre edhe votuesit e rinj që këtë vjeshtë do të shprehin për herë të parë vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Mexhiti u shpreh i impresionuar nga energjia, idetë dhe vizioni i gjeneratës së re, duke theksuar se pikërisht rinia është forca që do ta udhëheqë Çairin drejt një të ardhmeje më të ndritur.

“Më gëzon pa masë fakti që Çairi ka një rini të shëndosh, entuziaste dhe të edukuar mirë, sepse kjo është dëshmia më e mirë se Çairi ka të ardhme,” ka theksuar Mexhiti.

Ai ka rikujtuar projektet madhore që po realizohen për të rinjtë, si universiteti “Nëna Terezë” me kampusin e ri prej 40 milionë eurosh, kompleksi sportiv modern i ngjashëm me atë Boris Trajkovski, pishinat e reja komunale, qendra rinore me bibliotekë moderne dhe fushat e shumta sportive. Mexhiti paralajmëroi edhe gjallërimin e mëtejshëm të Çarshisë së Vjetër, e cila do të shndërrohet në një hapësirë atraktive për krijimtari, kulturë dhe rekreacion rinor.

“Besoj fuqimisht se këto investime do ta bëjnë Çairin një vend ku të rinjtë kanë mundësi reale për të realizuar ëndrrat e tyre, për të jetuar ashtu siç e duan dhe e meritojnë. Rruga e së ardhmes është rruga e rinisë, është rruga që VLEN,” ka thënë Mexhiti.

Sipas Mexhitit takimi me rininë është një dëshmi se vizioni i VLEN-it për Çairin mbështetet në forcat e reja, energjinë dhe pasionin e brezit që do të ndërtojë një komunë moderne dhe europiane.

IMG 0012

IMG 0010

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen bdi i la pas dore komunat problemet reale po i mbulon me veprime nacionaliste 68cff1212f56c
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI i la pas dore komunat, problemet reale po i mbulon me veprime nacionaliste

vlen opozita shqiptare po kerkon fije kashte per shpetim 68cffdb515ed2
Lajmi i radhës

VLEN: Opozita shqiptare po kërkon fije kashte për shpëtim!

Të fundit nga

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

109 Shkup, 1 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë