mexhiti realizon premtimin ndaj banoreve te batinces fillon ndertimi i rrethimit te deponise drislla 68efa23129723

Mexhiti realizon premtimin ndaj banorëve të Batincës – fillon ndërtimi i rrethimit të deponisë “Drislla”

October 15, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi deponinë “Drislla”, ku njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethimit mbrojtës të hapësirës, projekt ky që realizon kërkesën e banorëve të fshatit Batincë për mbrojtje nga qentë endacakë dhe ndotja e mbeturinave.

Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski, deklaroi para mediave se që nga dita e parë e mandatit të tij është përballur me një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit, menaxhimin e keq dhe të paorganizuar të deponisë “Drislla” por theksoi se me këtë projekt fillon një fazë e re e rregullimit dhe kontrollit të saj.

“Kjo deponi, prej vitesh burim i ndotjes dhe shqetësimeve për shëndetin e qytetarëve, ka qenë objekt i ankesave të shumta nga banorët e zonës, veçanërisht të Batincës. Pas disa takimeve që kam zhvilluar me ta, premtova ndërhyrje të menjëhershme dhe sot punimet kanë filluar,” tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se me këtë investim forcohet mbrojtja fizike e deponisë dhe ndërmerren masa të qëndrueshme për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit.

Sipas tij, me mjete nga Ministria e Mjedisit Jetësor në vlerë prej 9 milionë denarësh, do të ndërtohet rrethim 4.800 metra i gjatë dhe 1.5 metra i lartë, i montuar në 1.500 shtylla metalike, me tel të dyfishtë me gjemba dhe themele betoni, duke pamundësuar hyrjet e paautorizuara dhe përhapjen e ndotjes.

“Deponia ‘Drislla’ ka rëndësi strategjike për gjithë rajonin e Shkupit. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet përkatëse, do të vazhdojmë të investojmë në modernizimin dhe transformimin e saj në një qendër bashkëkohore të riciklimit të mbeturinave,” përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu ne gostivar salle e re per ortopedi dhe traumatologji ne spital operacionet e para se bashku me ekipin e klinikes per ortopedi dhe traumatologji toariluc 68efa19b55f08
Lajmi i mëparshëm

Aliu në Gostivar: Sallë e re për ortopedi dhe traumatologji në spital, operacionet e para së bashku me ekipin e Klinikës për Ortopedi dhe Traumatologji (TOARILUC)

dosja saspak ilir beqaj i pergjigjet dumanit nga gjkko 68efa399a7182
Lajmi i radhës

Dosja SASPAK, Ilir Beqaj i përgjigjet Dumanit nga GJKKO

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë