FB IMG 1761603352392

Mexhiti: Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, vendimtarë për të ardhmen politike të Tetovës

October 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit dhe njëherësh lider i koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, zhvilloi sonte një vizitë në Tetovë, ku u takua me strukturat dhe ekipet e koalicionit në terren, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën që vjen.

“Sot zhvillova një vizitë në Tetovë, ku u takova me strukturat dhe ekipet tona në terren, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme. Kjo vizitë kishte për qëllim forcimin e koordinimit dhe mobilizimit të gjithë mbështetësve tanë, në një moment kyç për të ardhmen politike të qytetit,” ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar rëndësinë e Tetovës si qendër e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ky qytet meriton një qeverisje që i përgjigjet nevojave të vërteta të qytetarëve.

“Pikërisht për këtë arsye, kandidati ynë, Bilall Kasami, përfaqëson modelin e lidershipit të përgjegjshëm, transparent dhe të përkushtuar ndaj interesit publik. Ai ka dëshmuar se puna dhe rezultatet flasin më shumë se premtimet, dhe është garancia që Tetova do të vazhdojë rrugën e transformimit pozitiv,” ka shtuar Mexhiti.

Në postimin e tij, Mexhiti e ka cilësuar raundin e dytë si mundësinë vendimtare për të përcaktuar drejtimin që do të marrë Tetova në vitet e ardhshme, duke shprehur bindjen se me vizionin e qartë të Bilall Kasamit dhe mbështetjen e qytetarëve, fitorja është e sigurt.

“Raundi i dytë paraqet mundësinë vendimtare për të përcaktuar drejtimin që do të marrë Tetova në vitet e ardhshme. Bashkë me ju dhe me vizionin e qartë të Bilall Kasamit, jam i bindur se do të arrijmë rezultat që reflekton vullnetin e shumicës që kërkon zhvillim e përparim,” ka shkruar Mexhiti.

Lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e strukturave dhe aktivistëve, duke theksuar se dita e diel do të jetë dita e konfirmimit të fitores dhe e fillimit të një epoke të re për Tetovën.

FB IMG 1761603343122

FB IMG 1761603345915

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ta mbani gjalle dashurine kur partneri juaj po mbytet ne pune 68ffef91a10e0
Lajmi i mëparshëm

Si ta mbani gjallë dashurinë kur partneri juaj po “mbytet” në punë

FB IMG 1761604739934
Lajmi i radhës

Mexhiti: Saraji feston fitoren e merituar, bashkimi i njerëzve të mirë solli rezultate të mëdha!

Të fundit nga

ShkoLartë