Kryetari i Komunës së Çairit, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe kandidatin për deputet, Vigan Qorolli.
Mexhiti dhe Qorolli shkëmbyen mendime për bashkëpunimin institucional, zhvillimet politike dhe temat me interes të përbashkët ndërmjet dy shteteve.
Mexhiti vlerësoi lart pjesëmarrjen e Qorollit në forumin e organizuar nga Qeveria e RMV-së si dhe angazhimin e tij për forcimin e raporteve dypalëshe.
Sipas kryetarit të Çairit Izet Mexhiti, vazhdimi i këtij bashkëpunimi mbetet i rëndësishëm për avancimin e projekteve dhe nismave që kontribuojnë në mirëqenien në të dy anët e kufirit.

