IMG 9767

Mexhiti: Qeveria vendosi! 31,434 m² tokë shtetërore i barten Universitetit “Nënë Tereza”, hapet rrugë për ndërtimin e kampusit

September 16, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë një vendim historik për arsimin e lartë në vend: Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², mbi të cilën do të ngrihet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro. Ky vendim u prezantua nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky është një investim në dije, ëndrra dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët.

Sipas Mexhitit, kampusi i ri do të jetë një hap gjigant drejt modernizimit të arsimit në gjuhën shqipe, duke e kthyer Çairin në qendrën kryesore të dijes dhe zhvillimit akademik. “Me këtë projekt, ne po vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke u bërë vatër e gjallë e dijes ku mijëra studentë do të ndërtojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes”, u shpreh ai. Ky investim konsiderohet si një nga projektet më të mëdha arsimore në vend, që do të forcojë infrastrukturën e arsimit të lartë dhe rolin e tij si shtyllë themelore e shoqërisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki bdi merr goditjen e radhes largohet kandidati per keshilltar ne komunen e cairit enis fazli 68c982d368316
Lajmi i mëparshëm

AKI/BDI merr goditjen e radhës, largohet kandidati për këshilltar në komunën e Çairit, Enis Fazli

apeli le ne fuqi vendimin e gjkko per ish kryebashkiakun e durresit 2 vite e 8 muaj burg per vangjush dakon 68c9843447023
Lajmi i radhës

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, 2 vite e 8 muaj burg për Vangjush Dakon

Të fundit nga

ShkoLartë