mexhiti qeveria miratoi themelimin e shkolles azem morana ne morane 68924f035c189

Mexhiti: Qeveria miratoi themelimin e shkollës “Azem Morana” në Moranë

August 5, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar vendimi për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili e cilësoi këtë si një akt nderimi për figurën e Azem Moranës — mësues, patriot dhe luftëtar i arsimit shqip.

Mexhiti tha se themelimi i kësaj shkolle është rikthim i figurës së Moranës përmes një institucioni që do të edukojë breza të rinj me dije dhe ndërgjegje kombëtare. Ai e quajti vendimin një borxh të vonuar ndaj një njeriu që jetën ia kushtoi arsimit dhe idealit të lirisë.

“Shkolla ‘Azem Morana’ do të jetë një tempull kujtese dhe një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm,” theksoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi te tregojme dashuri jo urrejtje shkendija eshte simbol krenarie per shqiptaret 68924efec576c
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

erkan arifi i drejtohet likoves 68925426ea540
Lajmi i radhës

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

Të fundit nga

ShkoLartë