mexhiti pune jo fjale fillojme rikonstruimin e teresishem te rruges 68bf12f160055

Mexhiti: Punë, jo fjalë-fillojmë rikonstruimin e tërësishëm të rrugës

September 8, 2025
1 minut lexim

-Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë.

Ky projekt është një nga shumë ndërhyrjet infrastrukturore që Komuna e Çairit po realizon me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, tha Mexhiti para banorëve të pranishëm.

“Investimi, me një vlerë prej rreth 3 milionë denarësh, është financuar nga Thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave. Punimet në
këtë rrugë përfshijnë asfaltim të plotë”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se ky investim do të sjellë një infrastrukturë më të sigurt, më
funksionale dhe më të qëndrueshme për banorët e kësaj lagjeje, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e komoditetit dhe cilësisë së jetës.

“Ky projekt është dëshmi konkrete e modelit tonë të qeverisjes, profesionalizëm, efikasitet dhe fokus të vazhdueshëm tek qytetari. Çdo ndërhyrje në infrastrukturë është një hap drejt një Çairi më të zhvilluar, më modern dhe më gjithëpërfshirës,” u shpreh Mexhiti gjatë
fjalës së tij.

Komuna e Çairit, tha Mexhiti, gjatë katër viteve të ardhshme do të vazhdojë me realizimin e projekteve të ngjashme që synojnë krijimin e
një mjedisi urban cilësor, të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë
qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale hasanoviq kandidatet e pavarur sfide per diskursin politik 68bf125ac9baf
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale, Hasanoviq: Kandidatët e pavarur, sfidë për diskursin politik

krimi ne shkoder me dy te vdekur dhe dy te plagosur salianji shqiperia ka nevoje urgjente per nje drejtesi te vertete 68bf14549e4be
Lajmi i radhës

Krimi në Shkodër me dy të vdekur dhe dy të plagosur, Salianji: Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë