IMG 0028

Mexhiti: Prurjet e reja në VLEN janë garanci për një Çair të suksesshëm (FOTO)

September 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një takim të veçantë znj. Filiz Ndocin, Master në Shkencat Politike dhe Diplomaci, së bashku me një grup grash të guximshme që vendosën t’i bashkohen VLEN-it.

Mexhiti theksoi se shpesh gratë në politikë mbeten të padukshme dhe roli i tyre nuk vlerësohet siç duhet, megjithatë kontributi i tyre është vendimtar për zhvillimin e shoqërisë.

Mexhiti gjithashtu ka thënë se kur gratë marrin hapësirë dhe vëmendje, çdo vendim ndryshon, duke sjellë perspektiva të reja, ndjeshmëri ndaj problemeve reale dhe vendosmëri për t’i adresuar ato.

“Politika pa gratë është e mangët. Për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe të drejtë, nevojiten zëra si këto gra, që të jenë të pranishme dhe të vendosura. Sepse kur gratë përfshihen, ndryshimi bëhet real dhe i qëndrueshëm,” është shprehur Mexhiti.

Ky takim, sipas Mexhiti është dëshmi se VLEN po ndërton një politikë gjithëpërfshirëse, ku gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por faktorë kyç të ndryshimit në Çair dhe më gjerë.

IMG 0029

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami dhe qamili nisin marshin e fitores per kapitullin e dyte te zhvillimit te tetoves 68d02f3105a24
Lajmi i mëparshëm

Kasami dhe Qamili nisin marshin e fitores për kapitullin e dytë të zhvillimit të Tetovës

samiti digjital i ballkanit perendimor me 1 dhe 2 tetor ne shkup inteligjenca artificiale dhe 5g si dhe infrastruktura optike mes ceshtjeve kyce 68d035de33487
Lajmi i radhës

“Samiti digjital” i Ballkanit Perëndimor” më 1 dhe 2 tetor në Shkup, inteligjenca artificiale dhe 5G, si dhe infrastruktura optike mes çështjeve kyçe

Të fundit nga

ShkoLartë