FB IMG 1765297632405

Mexhiti: Projeketet e përbashkëta me El Hilal do të rriten edhe më shumë

December 9, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, ka mirëpritur sot në një takim delegacionin e Organizatës Humanitare “El Hilal”, të udhëhequr nga Behixhudin Shehapi, bashkë me Talat Sadikun, Ali Sadikun dhe Irfan Isakun.

Mexhiti e ka cilësuar “El Hilal”-in si “një nga partnerët më të respektuar të Komunës së Çairit dhe një kontribuues të rëndësishëm për Shkupin”.

Sipas Mexhitit ky bashkëpunim, i nisur që në vitin 2005, ka sjellë mbështetje të vazhdueshme, ndihmë humanitare dhe shumë histori njerëzore me vlerë.

Delegacioni i “El Hilal”-it e uroi Mexhitin për detyrën e re dhe konfirmoi vullnetin për të vazhduar partneritetin shumëvjeçar.

Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohje për çdo përpjekje të kësaj organizate dhe shtoi se pret që projektet e përbashkëta të zgjerojnë ndikimin e tyre në shoqëri.

“Falënderoj për vizitën, respektin dhe bashkëpunimin që gjithmonë vendos njerëzit në qendër,” ka thënë Mexhiti, duke nënvizuar se bashkëveprimi me organizatat humanitare mbetet një nga prioritetet kyçe të Komunës së Çairit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cifti i momentit timothee dhe kylie shfaqen me stil unifikues ne l a 69384bb291d4b
Lajmi i mëparshëm

Çifti i momentit: Timothée dhe Kylie shfaqen me stil unifikues në L.A.

eshs inflacioni ne nentor 4 ushqimet dhe pijet joalkoolike jane shtrenjtuar per 5 4 6938553bbdac5
Lajmi i radhës

ESHS: Inflacioni në nëntor 4%, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 5.4%

Të fundit nga

ShkoLartë