mexhiti priti haxhiun forcimi i bashkepunimit ndermjet kosoves dhe maqedonise se veriut prioritet i perbashket 6ae10456d3eb7

Mexhiti priti Haxhiun: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prioritet i përbashkët

October 27, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin institucional dhe mundësitë për avancimin e tij në fusha me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe forcimit të marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu. Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë lidhje të rëndësishme historike, kulturore dhe vëllazërore, të cilat përbëjnë një bazë të qëndrueshme për thellimin e bashkëpunimit tonë. Gjatë bashkëbisedimit theksuam rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe avancimit të iniciativave me interes të përbashkët. Besoj se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve është në shërbim të zhvillimit, stabilitetit dhe perspektivës sonë të përbashkët”, deklaroi Mexhiti.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mtd gjetjet e auditimit jane probleme te trasheguara nga ish mshia po ndermarrim masa per zgjidhjen e tyre 6ae0ea420023f
Lajmi i mëparshëm

MTD: Gjetjet e auditimit janë probleme të trashëguara nga ish-MSHIA, po ndërmarrim masa për zgjidhjen e tyre

qeveria neser mban mbledhje 6ae104dfa4299
Lajmi i radhës

Qeveria nesër mban mbledhje

Të fundit nga

Sofia Vergara në lidhje me këngëtarin e njohur?

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së bashku gjatë një darke në Los Angeles. Megjithatë, sipas një burimi pranë
ShkoLartë