mexhiti prezanton qendren rinore cairi behet qender e rinise dhe inovacionit 68e130b9c1c5d

Mexhiti prezanton Qendrën Rinore: Çairi bëhet qendër e rinisë dhe inovacionit

October 4, 2025
1 minut lexim

Çairi po përgatitet të kthehet në një qendër të ideve dhe zhvillimit rinor. Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, prezantoi sot projektin e Qendrës Rinore, një hapësirë moderne dedikuar krijimtarisë, dijes dhe inovacionit për të rinjtë e komunës.

“Sot prezantuam Qendrën Rinore bashkë me profesorin Ariton Rama, kandidatin tonë për këshilltar komune. Ky është një projekt kapital për të ardhmen e Çairit, që do të shërbejë si zemra e zhvillimit rinor,” tha Mexhiti.

Qendra do të ketë katër shtylla kryesore:

  1. Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije dhe ngjarje kulturore.

  2. Qendër Digjitale dhe Laborator të Inteligjencës Artificiale për trajnime në programim dhe mbështetje për start-up-e rinore.

  3. Akademi STEM për teknologji, shkencë, art dhe matematikë.

  4. Hapësira kreative dhe teatrore për shprehje të lirë dhe aktivitete kulturore.

“Çairi është qytet studenti, e tash do të bëhet edhe qendër e inovacionit dhe energjisë rinore. Të rinjtë tanë kanë ide, pasion dhe potencial, ndërsa detyra jonë është t’ua ndërtojmë kushtet dhe hapësirat që meritojnë,” përfundoi Mexhiti.

Ky projekt synon të ofrojë hapësira moderne për të rinjtë, duke nxitur zhvillimin kulturor, arsimor dhe teknologjik në komunën e Çairit, dhe përfaqëson një hap të madh drejt ndërtimit të një komuniteti të përparuar dhe digjital.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kylie jenner provokon me nje paraqitje te nxehte gjate paris fashion week 68e12c9370166
Lajmi i mëparshëm

Kylie Jenner provokon me një paraqitje të nxehtë gjatë Paris Fashion Week

967a547f 13c3 42ea 9ad2 ffa7e5168995
Lajmi i radhës

Muhamed Elmazi në Graçan: Investimet po kthehen aty ku munguan

Të fundit nga

ShkoLartë