IZET MEXHITI 2 4

Mexhiti prezanton projektin jetik për qytetarët: Në zemër të Çair do të ketë Stacion Territorial të Zjarrfikësve

September 18, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më të rëndësishme për sigurinë publike të qytetarëve, ndërtimin e Stacionit Territorial të Zjarrfikësve në zemër të kësaj komune.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se ky projekt nuk është luks, por një domosdoshmëri jetike për të përballuar rreziqet gjithnjë e më të shpeshta nga zjarret, si gjatë sezonit të verës, ashtu edhe në dimër.

“Ndërhyrja e shpejtë shpëton jetë. Ky stacion nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por një investim i drejtpërdrejtë në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Mexhiti.

Projekti përfshinë objektin modern me sipërfaqe prej 750 m², 3 automjete zjarrfikëse të pajisura për intervenim në çdo terren, 12 zjarrfikës profesionistë, të trajnuar për reagim të shpejtë në raste emergjente.

“Kemi pasur gjithmonë heronj të heshtur, zjarrfikësit që kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët,” shtoi Mexhiti.

Mexhiti shprehu mirënjohje të veçantë për Shoqatën Vullnetare Zjarrëfikëse “Bajram Miftari” nga Çairi , e cila prej vitesh ka qenë shtyllë humane e sigurisë, jo vetëm në Çair, por edhe më gjerë.

Ky stacion do të jetë edhe një gur në mozaikun e sigurisë publike në Çair dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e dëmeve materiale dhe në shpëtimin e jetëve njerëzore.

“Çairi meriton infrastrukturë moderne, shërbime efikase dhe siguri. Ky stacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, më pak dëme, më shumë përgjegjësi institucionale.

Kemi përvojën dhe kapacitetin për ta çuar këtë projekt përpara dhe do ta bëjmë bashkë me qytetarët, profesionistët dhe partnerët tanë institucionalë,” përfundoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit

mexhiti kandidaturat e levices ne komunat shqiptare jane te koordinuara me bdi ne 68cbed962d769
Lajmi i radhës

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

Të fundit nga

ShkoLartë