mexhiti prezanton fazen e re te portalit te sherbimeve publike administrate moderne sherbime te shpejta dhe digjitale per qytetaret 68cf1d39b53af

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike: Administratë moderne, shërbime të shpejta dhe digjitale për qytetarët

September 20, 2025
1 minut lexim

Sot, në një event të zhvilluar në sheshin Skënderbeu në Shkup, zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti së bashku me ministrin e Transformimit Digjital, Stefan Andonovski prezantuan fazën e re të portalit të
shërbimeve publike, një platformë që synon t’i japë fund burokracisë dhe t’i afrojë qytetarët me administratën përmes teknologjisë.

Portali i ri ofron qasje të lehtë dhe të shpejtë në qindra shërbime publike, të cilat tashmë janë të disponueshme online, 24/7, në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Me vetëm disa klikime nga kompjuteri apo telefoni, qytetarët dhe kompanitë mund të aplikojnë, të paguajnë dhe të përfundojnë shërbimet e nevojshme pa shkuar fare në sportele”, shkruan Mexhiti në postimin e tij
në rrjetet sociale.

Platforma përfshin një gamë të gjerë shërbimesh.Për qytetarët: ekstrakte, certifikata, letërnjoftime, dokumente
udhëtimi, shërbime nga Kadastra, etj.
Për bizneset: licenca, vërtetime për stazh e punësim, vërtetime
gjyqësore dhe shërbime nga Agjencia e Ushqimit.
Për studentët: aplikim për vauçera për pajisje elektronike (laptopë, kompjuterë), me ndjekje të statusit të aplikimit në kohë reale, pa
pritje dhe pa radhë.

Mexhiti thekson se kjo platformë është pjesë e vizionit për një shtet modern dhe efikas, dhe paralajmëroi se së shpejti edhe komuna e Çairit
do të digjitalizojë të gjitha shërbimet e saj, duke vendosur standarde të reja për komunat në vend.

“Ftoj çdo qytetar, kompani dhe sidomos studentët, të regjistrohen në portal dhe ta bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre, sepse çdo shërbim administrativ do ta marrin më lehtë, më shpejt dhe më transparent”,
thotë Mexhiti.

Portali i ri i shërbimeve publike është hap konkret drejt modernizimit të administratës dhe integrimit në standardet evropiane të ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

IMG 5633

IMG 5635

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani nga gazibaba pa dallime politike ecim bashke per cairin 68cf1c8e8fc06
Lajmi i mëparshëm

Osmani nga Gazibaba: Pa dallime politike, ecim bashkë për Çairin

pulisic lideri i ri i milanit dhe i serie a 68cf1ef8e6c6e
Lajmi i radhës

Pulisiç, lideri i ri i Milanit dhe i Serie A

Të fundit nga

ShkoLartë