IZET MEXHITI

Mexhiti prezantoi shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, vizionin për rilindjen e Çarshisë së Vjetër

October 9, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi sot shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, të fokusuar në rilindjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe zhvillimin e turizmit si motor ekonomik të komunës.

Në prezantim, Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është shumë më tepër se një kompleks tregtar, ajo është “historia e gjallë e Shkupit, shpirti i qytetit dhe zemra e Çairit”. Ai nënvizoi se objektivi i tij është ta shndërrojë këtë hapësirë të trashëgimisë kulturore në një qendër moderne evropiane të turizmit dhe kulturës, me projekte konkrete dhe financim të siguruar.

“Çarshia nuk është vetëm një grumbull rrugësh dhe dyqanesh. Ajo është historia jonë e gjallë, shpirti i Shkupit dhe zemra e Komunës së Çairit. Është detyra jonë jo vetëm ta ruajmë këtë perlë të paçmuar, por edhe ta ngrisim në nivelin e një atraksioni turistik evropian të rangut të lartë, të njohur në tërë rajonin. Vizioni ynë është që Çarshia të bëhet një qendër prosperuese e kulturës, turizmit dhe ekonomisë.,” deklaroi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ursula von der leyen perballet serish me mocion votebesimi 68e79ffa19942
Lajmi i mëparshëm

Ursula von der Leyen: Përballet sërish me mocion votëbesimi

veprat e tij riafirmojne fuqine e artit ne mes te kaosit shkrimtari hungarez laszlo krasznahorkai fiton cmimin nobel per letersi 68e7a1a6b3b75
Lajmi i radhës

“Veprat e tij riafirmojnë fuqinë e artit në mes të kaosit”, shkrimtari hungarez László Krasznahorkai fiton çmimin Nobel për letërsi

Të fundit nga

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka

Nuk ndalen lajmet e këqija për Napolin

Scott McTominay ka shumë pak gjasa të luajë në çerekfinalen e ardhshme të Kupës së Italisë të Napolit kundër Comos, pasi synohet që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e madhe të
ShkoLartë