mexhiti porosi konstandinovskit nese te pelqen politika largohu nga kushtetuesja 69c30c6eec090

Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!

March 25, 2026
1 minut lexim
IZETINVWEB

Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuse që të përkushtohet në kryerjen e detyrës që ka dhe mos të merret me politikë ditore.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në nivel të detyrës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese më tepër ka filluar të sillet si kryetar partie apo si një institucion që merret me politikë ditore sesa kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuse të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar i Gjykatës Kushtetuse nësë dëshiron që ta respektojmë atë institucion, ashtu siç duhet respektuar. Por me deklarimet e tij ai ngjan se më shumë ka dëshirë të merret me politikë ditore. Nëse është kështu, le ta lëshojë atë pozite dhe të del për deputetë ose për ndonjë pozitë tjerë politike ku mund t’i shprehë qëndrimet e tij për politikat ditore”, u shpreh Mexhiti në podcasting e portalit Ora24.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deklaratat e trump per luften akuza pas luhatjeve ne bursa dikush po perfiton 69c30badd4326
Lajmi i mëparshëm

Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

nuk u vendos ne seance qeveritare vazhdon harmonizimi i ligjit te ri per mbrojtje nga duhani 69c3117a5bdff
Lajmi i radhës

Nuk u vendos në seancë qeveritare, vazhdon harmonizimi i Ligjit të ri për mbrojtje nga duhani

Të fundit nga

ShkoLartë