mexhiti pervec bambit si cerdhja me e madhe ne vend do hapim edhe dy cerdhe tjera moderne ne cair 68963dc9b3ac9

Mexhiti: Përveç “Bambit” si çerdhja më e madhe në vend, do hapim edhe dy çerdhe tjera moderne në Çair

August 8, 2025
1 minut lexim

Gjatë ceremonisë solemne të hapjes së çerdhes “Bambi” në Çair, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vuri në pah rëndësinë e këtij objekti, i cili konsiderohet më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni.

Mexhiti falënderoi veçanërisht Fatmir Limanin dhe Visar Ganiun për përkushtimin dhe punën e tyre në realizimin e projektit. Ai njoftoi se në muajt e ardhshëm do të fillojë ndërtimi edhe i dy çerdheve tjera moderne “Vesëza” dhe “Borëbardha”.

“Ky objekt i cili është më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni, dua të falënderoj edhe Fatmir Limanin edhe Visarin Ganiun për punën që kanë bë. Të ju informoj se kjo ka kushtuar afërsisht 2 milionë euro. Gjithashtu nga qeveria janë ndarë mbi 3.5 milionë euro për ndërtimin e dy çerdheve kështu të njejta dhe për të shkuar në histori barakat e vjetra komuniste në Çair, që ishin me kushte jo të mira për fëmijët, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Pra kështu njejt shumë shpejt do të fillojmë muajt në vijim çerdhen Vesëza dhe çerdhen Borëbardha. Pra do jenë edhe dy çerdhe me këto përmasa dhe aq atraktive me kushte shumë më të mira për fëmijët tanë”, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe edukimit për fëmijët e komunitetit, duke krijuar ambiente më të sigurta dhe më të përshtatshme për zhvillimin e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

von der leyen thirrje izraelit rishqyrtoni vendimin per gazen 68963d51deea2
Lajmi i mëparshëm

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

rina balaj mahnit me pamjen elegante ne nje fustan te kuq klasik 68963f6dc2934
Lajmi i radhës

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

Të fundit nga

ShkoLartë