IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI

Mexhiti për MIA-n: Çairi drejt transformimit, më shumë vend parkime, shkolla që funksionojnë në një ndërrim dhe Çarshi funksionale

August 24, 2025
1 minut lexim

Mbi 200 nga 700 dyqanet e Çarshisë së Vjetër janë ende në pronësi të ish ndërmarrjes për ndërtim dhe menaxhim me pronat dhe nuk funksionojnë siç duhet. Propozohet që këto t’i kalojnë sektorit privat për t’i bërë plotësisht funksionale të gjitha 700 dyqanet. Kështu është prehur në një intervistë ekskluzive për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe njëherësh kandidat i VLEN-it për komunën e Çairit.

Mexhiti ka paralajmëruar projekte konkrete për vend parkime të reja, ku aktualisht janë siguruar 100 vende, kurse me projektin e Sheshit “Skënderbeu” do të shtohen edhe 400 të tjera, pra mbi 500 vende parkimi gjithsej që sipas tij do ta zgjidhin problemin më të madh të qasjes në Çarshi.

Në programin zgjedhor, Mexhiti premton se Çairi do të bëhet komuna e parë pa mbeturina, me të gjithë kontejnerët të vendosur nën tokë. Ai po ashtu njoftoi se nga 1 shtatori dy shkolla fillore, “Kongresi i Manastirit” dhe “Jashar Bej Shkupi”, do të funksionojnë në vetëm një ndërrim, ndërsa ky model do të zgjerohet edhe në shkolla të tjera me riorganizim dhe ndërtime të reja.

Në fushën e arsimit parashkollor, Mexhiti theksoi se është ndërtuar çerdhja më e madhe dhe më moderne në Çair, ndërsa dy të tjera të ngjashme do të ndërtohen së shpejti në lagje të tjera.

Burimi: MIA

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

droni i rrezuar ukrainas shkakton zjarr ne nje central berthamor ne rusi 68aae4c45bf7b
Lajmi i mëparshëm

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

jerry adler ndahet nga jeta ne moshen 96 vjecare 68aae6e280997
Lajmi i radhës

Jerry Adler ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare

Të fundit nga

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Më 30 dhjetor 1991 filloi

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani
ShkoLartë