mexhiti per euronews shqiptaret e rmv se nuk jane me te percare ne shume parti sic propagandon ali ahmeti 68f89cb4144d8

Mexhiti për Euronews: Shqiptarët e RMV-së nuk janë më të përçarë në shumë parti siç propagandon Ali Ahmeti

October 22, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania” me gazetarin Thimi Samarxhiu, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti foli hapur për zhvillimet politike mes koalicionit qeverisës VLEN dhe AKI-së opozitare të Ali Ahmetit.

Mexhiti theksoi se shqiptarët nuk janë të ndarë apo të përçarë në dhjetëra parti, siç shpesh propagandon opozita, por se sot ekzistojnë dy subjekte të mëdha, ku vetëm VLEN po tregon me vepra se është në shërbim të qytetarëve.

“Jemi munduar të bëjmë fushatë për komunat, për problemet e vërteta të njerëzve. Ndërsa AKI ka humbur kontaktin me realitetin. Për gjithçka kanë folur, por jo për komunat,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se qasja e re e VLEN-it po sjell frymë ndryshimi dhe përgjegjësie, duke i dhënë fund politikës së vjetër të propagandës boshe dhe interesave personale të BDI-së.

Sipas Mexhitit, qytetarët shqiptarë po e kuptojnë qartë se kush po punon për ta dhe kush po përpiqet të mbijetojë politikisht duke shpikur kriza e konflikte të rreme.

“VLEN nuk merret me retorikë, por me punë. Ne flasim me rezultate konkrete në çdo komunë ku qeverisim,” ka përfunduar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian dhe kris jenner shkelqejne ne paris duken si motra ne premieren e alls fair 68f893352aaa2
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian dhe Kris Jenner shkëlqejnë në Paris – duken si motra në premierën e “All’s Fair”

edhe lsdm del me vleresimet e saj me kete rezultat obrm pdukm do te kishte 52 deputete kurse ne 21 68f8a3d2dcebe
Lajmi i radhës

Edhe LSDM del me vlerësimet e saj: Me këtë rezultat, OBRM-PDUKM do të kishte 52 deputetë, kurse ne 21

Të fundit nga

ShkoLartë