mexhiti pas punimeve nentokesore vijon asfaltimi dhe ndricimi publik ne rrugen 157 68c84d7267741

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

September 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot ishte në terren në rrugën 157 në Gazi Babë, ku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve që po zhvillohen në këtë rrugë.
‘Kanalizimi atmosferik është pothuajse i përfunduar dhe shumë shpejt do të lidhet me gypin kryesor në bulevard. Paralelisht, po zhvillohen punimet për rrjetin e ujësjellësit, të cilat ecin sipas planit. Ky projekt do të përmirësojë kushtet e jetesës për rreth 90 familje banore të lagjes’, tha Mexhiti.
Ashtu siç është premtuar, shtoi ai pas përfundimit të punimeve nëntokësore, projekti do të vazhdojë me asfaltimin e rrugës dhe
vendosjen e ndriçimit të ri publik.
Mexhiti u bëri thirrje banorëve për mirëkuptim, duke theksuar se kushtet atmosferike janë të favorshme dhe se pritet që punimet të përfundojnë në afat sa më të shkurtër.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 8
Lajmi i mëparshëm

ISHP: Nuk ka rritje të rrezatimit në tokë dhe ajër pas zjarrit në Trubarevë

kodi i ri penal zhvillohet tryeza e pare konsultuese me gjyqtare e prokurore 68c84ed9d42e2
Lajmi i radhës

Kodi i ri Penal, zhvillohet tryeza e parë konsultuese me gjyqtarë e prokurorë

Të fundit nga

ShkoLartë