mexhiti paralajmeron projektin e madh kulturor shkupi do te kete festivalin kombetar te kultures shqiptare porta e kultures 68d11782eff33

Mexhiti paralajmëron projektin e madh kulturor, Shkupi do të ketë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“

September 22, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë, ministër i Mjedisit
Jetësor dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti,
priti në Shkup tenorin kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, me të cilin
zhvilloi një takim miqësor në Çarshinë e Vjetër.

Pas takimit, Mexhiti njoftoi në rrjetet sociale për iniciativën e re,
një mega-projekt në sferën e kulturës, i cili do të rikthejë Çairin dhe
Shkupin në qendër të hartës kulturore shqiptare.

Kryeqyteti do të mirëpresë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare
“Porta e Kulturës“, një manifestim gjithëpërfshirës që do të bashkojë
muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një skenë të
vetme.

Mexhiti ia prezantoi idenë e këtij festivali tenorit të njohur, ku u
ndanë vizione të përbashkëta.

Sipas tij, “Porta e Kulturës“ do të shndërrohet në një traditë të re,
duke promovuar artistët shqiptarë dhe duke lidhur gjeneratat përmes
artit dhe krijimtarisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nderron jete nje 7 vjecare ne spitalin e tetoves azir aliu jane ndermarre te gjitha masat per zbardhjen e rrethanave 68d116d6b0632
Lajmi i mëparshëm

Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

opozita kerkoi shkarkimin e tij nga posti i kryetarit te kuvendit niko peleshi mbledh konferencen e kryetareve 68d118d61b8c3
Lajmi i radhës

Opozita kërkoi shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë