mexhiti paralajmeron projekte te reja infrastrukturore ne lagjen gazi babe 689513405a885

Mexhiti paralajmëron projekte të reja infrastrukturore në lagjen Gazi Babë

August 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 gusht – Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar fillimin e një faze të re zhvillimi infrastrukturor në lagjen Gazi Babë. Gjatë një takimi me banorët në zemër të lagjes, Mexhiti prezantoi disa projekte konkrete që do të nisin ditët në vijim, me qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të komunitetit.

“Nuk flasim për ndryshimin, e bëjmë atë”, theksoi Mexhiti, duke shtuar se prania e përhershme në terren dhe ofrimi i zgjidhjeve reale janë themel i angazhimit të tij politik.

Projektet e paralajmëruara përfshijnë:

Rekonstruktimi i rrugës Petre Georgiev, me një investim prej 5.476.415 denarësh;

Rekonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Avram Pisevski, me vlerë 4.208.474 denarë;

Devijimi i kanalizimit fekal nga kolektori ekzistues atmosferik në rrugën 155, me investim prej 5.888.052 denarësh;

Rekonstruktimi i rrugës 157, që përfshin edhe rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik, si dhe ndriçimin rrugor, me kosto prej 4.582.460 denarësh.

Banorët e lagjes kanë pritur me interes këto zhvillime, duke u angazhuar në një bisedë të hapur për nevojat dhe prioritetet e ardhshme të zonës.

“Do të vazhdojmë të jemi aty ku ka nevojë, me zgjidhje reale dhe punë që shihet në terren”, përfundoi Mexhiti.

Messenger creation F6571A14 29B4 4160 9EE7 5D6DB19FD3CE

Messenger creation 09592CD0 670D 416D A702 6A55AE09B76E

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim sali qeveria vlen kujdeset per gazi baben projekte konkrete per zhvillim infrastrukturor 68950e200245a
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Qeveria VLEN kujdeset për Gazi Babën, projekte konkrete për zhvillim infrastrukturor

u plagos rende ne nje kantier ndertimi punetori 58 vjecar nderron jete pas 12 ditesh ne gjendje kome flasin familjaret 68951ca8aabe5
Lajmi i radhës

U plagos rëndë në një kantier ndërtimi, punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në gjendje kome! Flasin familjarët

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë