mexhiti para te rinjve prezenton projektin e qendres rinore ne cair 68b4329d25c80

Mexhiti para të rinjve prezenton projektin e Qendrës Rinore në Çair

August 31, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet
Mexhiti, ka prezantuar projektin e Qendrës Rinore, të cilën e vlerësoi
si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Sipas Mexhitit, Qendra Rinore do të shtrihet në katër nivele
funksionale:
Kati i parë: bibliotekë dhe sallë ligjëratash, e hapur për lexim,
kërkime dhe ngjarje të ndryshme.
Kati i dytë: Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale
(AI), kompjuterë dhe trajnime falas në programim, inteligjencë
artificiale dhe shkrim-lexim digjital. Ky kat do të përfshijë edhe një
hapësirë bashkëpunimi (co-working space) për mbështetje të start-up-eve
rinore, si dhe program mentorimi “nga të rinjtë për të rinjtë”.
Kati i tretë: Akademia STEM, e cila do të ofrojë trajnime në fushën e
teknologjisë, shkencës, artit dhe matematikës.
Kati i katërt: hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative, e
destinuar për të rinjtë që duan të shprehen lirshëm dhe pa barriera.

“Qendra Rinore do të jetë vendtakim i gjeneratës së re, ku do të
kombinohen arsimi, inovacioni, arti dhe kreativiteti. Ajo do të shërbejë
si një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve të
Çairit,” theksoi Izet Mexhiti.

e14662a3 04da 4be1 86b1 4cd9b4fcdc34

b77014ed bcf4 461b a672 89dceb48d5b2

60a3981d 2462 469a 850a c911df44ef13

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa e market vision izet mexhiti kryeson ne cair me 13 para bujar osmanit 68b4258078567
Lajmi i mëparshëm

Anketa e Market Vision: Izet Mexhiti kryeson në Çair me 13% para Bujar Osmanit

vera rrit problemet me zemren kardiologet keshillojne kontrolle rutine 68b433f473434
Lajmi i radhës

Vera rrit problemet me zemrën, kardiologët këshillojnë kontrolle rutinë

Të fundit nga

ShkoLartë