mexhiti opozita e ka bere standard shpifjen vlen me i bashkuar dhe me energjik se kurre 68619ab37af33

Mexhiti: Opozita e ka bërë standard shpifjen, VLEN më i bashkuar dhe më energjik se kurrë!

June 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për Alsat M, ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda koalicionit VLEN, duke i cilësuar si lajme të rreme të fabrikuara nga opozita shqiptare me qëllim për të zhvendosur vëmendjen nga sjellja e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Është bërë standard tashmë që opozita shqiptare, për të defokusuar opinionin nga zhvillimet reale dhe nga hapat përpara që po bën VLEN-i, sidomos me sjelljen e ligjit për përfaqësim adekuat, përhap lajme të rreme përmes portaleve afër saj. Këto janë çështje të fabrikuara që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se brenda koalicionit VLEN ekziston një sinergji shumë më e madhe, sidomos pas largimit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, dhe se kjo forcë politike tashmë po identifikohet si një subjekt i vetëm.

“Nëse e keni vënë re, nuk përmenden më partitë individuale si AlternAtiva, LD, BESA apo Aleanca përmendet vetëm VLEN. Dhe kjo është pikërisht ideja jonë për zgjedhjet lokale: kandidatët do të jenë të VLEN-it, listat do të jenë të VLEN-it,” theksoi Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron bisedon ne telefon me presidentin e iranit kerkon lirimin e pengjeve franceze dhe kthimin ne dialog 686197a787242
Lajmi i mëparshëm

Macron bisedon në telefon me presidentin e Iranit, kërkon lirimin e pengjeve francezë dhe kthimin në dialog

moti per pese ditet e ardhshme 68619e73dca02
Lajmi i radhës

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë