IZET MEXHITI 2 4

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair! (VIDEO)

October 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjithë territorin e komunës, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, të cilat i fitoi bindshëm.

Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, Mexhiti ka ndarë pamjet nga puna në terren, ku shihet përfundimi i rrugës “Stojna Stefkova” në lagjen Çairçanë, një investim që sjell standarde të reja infrastrukturore, siguri dhe komoditet për banorët.

“Çairi po ecën përpara, çdo ditë me projekte që përmirësojnë jetën në çdo lagje!”, ka theksuar Mexhiti, duke nënvizuar se angazhimi i tij dhe i ekipit komunal do të vazhdojë me të njëjtin ritëm në çdo cep të komunës.

Ky projekt sipas Mexhitit është pjesë e planit të gjerë të zhvillimit urban të Komunës së Çairit, i cili synon modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Linku i videos: https://www.facebook.com/share/r/1BbJHiLKyQ/?mibextid=wwXIfr

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidati i aki se nuk kalon ne balotazh pse blerant ramadani premton fitore ne diber 68f9d9d269be4
Lajmi i mëparshëm

Kandidati i AKI-së nuk kalon në balotazh, pse Blerant Ramadani premton fitore në Dibër?

samiti i procesit te berlinit rama ndan fotot shqiperia pjese aktive e diskutimeve per bashkepunimin rajonalp 68f9db3560750
Lajmi i radhës

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonalp

Të fundit nga

ShkoLartë