photo output 2 scaled

Mexhiti: Nuk jam në garë me Bujarin, por me Ali Ahmetin e Zajazit (VIDEO)

October 16, 2025
1 minut lexim

Më 19 tetor Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin do t’i dërgojmë në pension politik, ndërsa disa edhe në histori. Fitorja në Çair ka të bëjë me nderin e Çairit sepse unë nuk jam në garë me Bujar Osmanin, por me Ali Ahmetin e Zajazit. Kështu është shprehur kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në tubimin përmbyllës të fushatës në këtë komunë.

“Sonte jam këtu që t’ju them se kjo betejë i ka kaluar dimensionet e një gare të rëndomtë për një komunë të Shkupit, siç është Çairi ynë. Kundërshtarët tanë politikë deshën të na sfidojnë në Çair, të na mundin në Çair dhe kërkuan mejdan politik në Çair, duke menduar se ne do të ikim. Por unë e pranova këtë sfidë personalisht,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se “nderin e Çairit desha ta marr përsipër vetë dhe t’u japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike të politikanëve të konsumuar të Zajazit.”

Ai theksoi se më 19 tetor, me vullnetin e qytetarëve, do t’i dërgojë kundërshtarët e tij në “pension politik”, ndërsa disa të tjerë në histori.

“Fitorja jonë në Çair ka të bëjë me nderin e Çairit. Sepse unë nuk jam në garë me Bujar Osmanin, por me Ali Ahmetin e Zajazit,” ka theksuar Mexhiti.

Në vazhdim, Mexhiti ka thënë se kthimi i tij në garën për Çair ka qenë vendim strategjik për të ndalur ngecjen dhe për ta kthyer komunën në model zhvillimi urban dhe social.

“U ktheva të garoj në Çair që ëndrrën e atyre që deshën ta bëjnë Çairin geto të pazhvilluar ta kthejmë në një Çair të ëndërruar nga të gjithë ne. Gjatë këtyre 15 muajve qeverisje qendrore, qeveria VLEN ka orientuar në Çair dhjetëra projekte dhe rreth 100 milionë euro investime, që kështu Çairin, nga periferi të qytetit, ta kthejmë në epiqendër të tij,” theksoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reforma e re tatimore ne poloni takse zero per prinderit qe rrisin te dy femije 68f134c2e4409
Lajmi i mëparshëm

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

pritet shi e ulje e temperaturave gjate javes ne vijim 68f135b4603bd
Lajmi i radhës

Pritet shi e ulje e temperaturave gjatë javës në vijim

Të fundit nga

ShkoLartë