Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sonte ishte mysafir në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, në lagjen Gazi Babë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Mexhiti u prit nga familjarë dhe banorë të zonës, të cilët ndanë me të shqetësimet, sfidat dhe pritshmëritë që kanë nga politika dhe institucionet.
“Sonte ishim në një shtëpi që pasqyron vlerat e vërteta të familjes dhe komunitetit. Pritja ishte shprehje e një besimi të madh. Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë, qytetarët e Gazi Babës nuk kërkojnë asgjë më shumë se ndershmëri dhe përkushtim,” shkroi Mexhiti në facebook.
Ai shtoi se do të vazhdojë të jetë pranë njerëzve, jo vetëm për të dëgjuar, por për të vepruar.



