mexhiti nje tjeter premtim i mbajtur per qytetaret 68fb7fb5c6cbf

Mexhiti: Një tjetër premtim i mbajtur për qytetarët

October 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i ardhshëm i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, edhe sot ka qenë në terren, duke ndjekur nga afër përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Hajdari” në Gazi Babë.

Rruga është tashmë e lëshuar për qarkullim, pas përfundimit me sukses të punimeve për asfaltimin dhe sistemin e kullimit. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë në zonë, duke sjellë lehtësi për banorët e kësaj lagjeje.

“Lagjja ka marrë pamje më të bukur dhe më funksionale. Banorët tashmë po e gëzojnë një rrugë të re, të përshtatur me nevojat e tyre të përditshme. Ky projekt është pjesë e programit tonë për përmirësimin e rrjetit rrugor dhe krijimin e kushteve më cilësore për jetesë në çdo lagje të Çairit,” – theksoi Mexhiti.

Ai u shpreh falënderues ndaj banorëve të Gazi Babës për durimin, bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm gjatë zhvillimit të punimeve.

Rruga “Ahmet Hajdari” është një tjetër dëshmi e angazhimit të ekipit të VLEN për realizimin e projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Messenger creation 7259D04C 0D20 4F1D BF43 33D7675FDAD4

Messenger creation 3D8ADE8C 2D82 42F5 B16D 1910E4CFD19A

Messenger creation 04CCDEC6 2C59 4AC0 9FA6 01B746175C08

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamioni perplaset me bankinen ne unazen shkup trafiku mbyllet me ore te tera 68fb7f427f814
Lajmi i mëparshëm

Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

forbes ministrja e ia se ne shqiperi nje prove e botes reale per automatizimin e qeverisjes 68fb8115d5d56
Lajmi i radhës

Forbes: Ministrja e IA-së në Shqipëri, një provë e botës reale për automatizimin e qeverisjes

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë