mexhiti nje hap historik per strugen zevendesohet rrjeti i ujesjellesit me gypa moderne 685ee49c69251

Mexhiti: Një hap historik për Strugën, zëvendësohet rrjeti i ujësjellësit me gypa modernë

June 27, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot fillimin e fazës së parë të një projekti thelbësor për shëndetin publik dhe përmirësimin e infrastrukturës bazë në qytetin e Strugës: zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit, i përbërë nga gypa çimento-azbesti, me një sistem të ri modern dhe të sigurt.

“Azbesti është material i rrezikshëm për shëndetin. Gypat që do të zëvendësojmë kanë qenë burim i vazhdueshëm rreziku për ujin që përdorin banorët çdo ditë”, shkroi Mexhiti në një postim në rrjetet sociale.

“Me heqjen e tyre, mbyllim një kapitull të gjatë të neglizhencës dhe hapim një tjetër, me standarde të reja dhe fokus te siguria”.

Sipas tij, projekti përfshin 6.2 kilometra rrjet të ujësjellësit – duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime të saj – dhe ka një vlerë prej rreth 1.5 milion euro. Rindërtimi do të zgjasë 12 muaj dhe synon të sjellë një “ndryshim të prekshëm” në cilësinë e jetës për banorët e qytetit.

“Po vendosim një rrjet modern, të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Kjo ndërhyrje do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ujit, do të rrisë kapacitetin e furnizimit dhe do të ulë ndjeshëm humbjet teknike”, nënvizoi ai.

Mexhiti e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap konkret drejt një “Strugë më të pastër, më të sigurt dhe më të jetueshme”, duke shtuar se ky është “vetëm fillimi” i një qasjeje të re ndaj investimeve publike me ndikim real në jetën e qytetarëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

karakteristikat e nje abuzuesi emocional 685ee06286db1
Lajmi i mëparshëm

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

u miratuan ligjet reformuese nga agjenda e be se opozita kritikon sektori publik do te partizohet edhe me shume 685ee9869fd21
Lajmi i radhës

U miratuan ligjet reformuese nga agjenda e BE-së /Opozita kritikon, sektori publik do të partizohet edhe më shumë

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë