FB IMG 1773765697168

Mexhiti sonte nis aksionin e madh për pastrimin e Çairit para Fitër Bajramit

March 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sonte me fillim nga ora 22:00 do të marrë pjesë në nisjen e një aksioni të koordinuar për pastrimin e hapësirave publike në territorin e komunës.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimi” si dhe SHVK “Bajram Miftari”. Aktivitetet do të zhvillohen gjatë gjithë natës, me fokus në trajtimin e pikave prioritare dhe larjen e rrugëve me ujë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Fitër Bajrami.

Në terren do të angazhohen punëtorët sezonalë të komunës dhe ekipet e ndërmarrjeve përkatëse, të mbështetura me makineri dhe pajisje për pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave publike.

Nisja e aksionit është paraparë të bëhet para objektit të Komunës së Çairit, ndërsa autoritetet lokale u bëjnë thirrje mediave që të ndjekin nga afër këtë aktivitet.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministrja rizvanolli priti ambasadorin e be se orav me rastin e perfundimit te mandatit te tij 69b972b58b2a6
Lajmi i mëparshëm

​Ministrja Rizvanolli priti ambasadorin e BE-së Orav me rastin e përfundimit të mandatit të tij

aliu vazhdojme me digjitalizimin e sistemit shendetesor 69b99961d88b8
Lajmi i radhës

Aliu: Vazhdojmë me digjitalizimin e sistemit shëndetësor

Të fundit nga

ShkoLartë