photo output 15 scaled

Mexhiti: Nga qeverisja e kazinove të Grubit tek ligji i ri që i mbyll ato

September 20, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të portalit Tetova Sot, tha se në qeverisjen e kaluar biznesi kryesor ishin kazinot dhe bastoret, ndërsa tashmë qasja ka ndryshuar rrënjësisht.

“E para njëherë ky aktivitet është kry, nëse ju kujtohet me Qeverinë e z. Grubi ka qenë biznesi kryesor dhe në çdo qosh është hap ose kazino ose bastore e kështu me rradhë. Ajo që mund të them, Ligji është sjellë dhe në Maqedoni do të ketë vetëm tre kazino, asnjë tjetër, ndërsa nëse e ke fjalën për këto automat klubet dhe bastoret poashtu ligji parasheh që ato 500 metra të kenë distancë prej institucioneve arsimore dhe ky fakt është i mjaftueshëm sepse në çdo cep të Çairit nuk do të mbetet asnjë kazino apo bastore sepse në çdo cep të Çairit ka ndonjë institucion arsimor”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se ndryshimi kryesor është tek vizioni i qeverisjes:
“E keni në ligj këtë, por unë flas për qasjen. Nëse në të kaluarën ka qenë biznesi kryesor në Maqedoni, jo hapja e fabrikave po hapja e kazinove, sot nuk është ajo qasje. Kemi sjell një ligj që parasheh masa shumë më rigoroze.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tifozja shqiptare e realit terbon rrjetin me foto qe nuk i lene vend imagjinates 68ceefd29ac80
Lajmi i mëparshëm

Tifozja shqiptare e Realit tërbon rrjetin me foto që nuk i lënë vend imagjinatës

Lajmi i radhës

Mucunski uron Spiropalin: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe

Të fundit nga

ShkoLartë