mexhiti nga nendega ukshin hoti nis fuqishem mesazhi i ndryshimit 19 tetori do te jete dita e fitores se madhe 68d70635e4fb5

Mexhiti: Nga nëndega “Ukshin Hoti” nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe

September 26, 2025
1 minut lexim

Sonte u hap shtabi zgjedhor i fitores në nëndegën “Ukshin Hoti”, ku kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti u mirëprit nga banorët me përkrahje të fuqishme.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe i vendosur, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të Çairit.

“Energjia dhe mbështetja që po marrim çdo ditë nga qytetarët tregojnë se rruga e fitores është e hapur dhe e sigurt. Kundërshtarët tanë kanë
mbetur pa fuqi, pa besim dhe pa njerëz. Çairi ua ka kthyer shpinën, sepse ka parë qartë se kush kanë qenë dhe çfarë kanë bërë”, u shpreh
Mexhiti.
Ai theksoi rolin e rëndësishëm të kësaj nëndege në fitoren e ardhshme.“Edhe nëndega ‘Ukshin Hoti’ sot është boshti i kësaj fitoreje. Nga këtu nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, i bashkimit të qytetarëve drejt një
qeverisje të drejtë e për qytetarët”.

Mexhiti më tej bëri thirrje për mobilizim të plotë deri në ditën e zgjedhjeve.Numri ynë është 7. Më 19 tetor do të kurorëzojmë këtë betejë me një fitore madhështore, që do të hapë një kapitull të ri për Çairin”.

“NIMG 5709 1

IMG 5710

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

struge protesta kunder deponive ilegale 68d70591cf080
Lajmi i mëparshëm

Strugë, protesta kundër deponive ilegale

arkivoli ngec ne avionin e air albania per ore te tera ne temperatura te
Lajmi i radhës

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Të fundit nga

ShkoLartë