IZET MEXHITI 2

Mexhiti: Nga “Kongresi i Manastirit” fillojmë zbatimin e mësimit në një ndrim të vetëm në shkollat fillore të Çairit

September 1, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, z. Izet Mexhiti, vizitoi Shkollën Fillore ‘Kongresi i Manastirit’ me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Mexhiti, para punënjësve arsimorë dhe nxënësve të kësaj shkolle tha se hapi i parë drejt arsimit evropian në Çair, po fillon nga Sh.F. “Kongresi i Manastirit” ku nga sot filloi zbatimi i mësimit në një ndrim të vetëm.

‘Sot, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, hedhim hapin e parë konkret drejt një Çairi evropian në arsim: fillojmë mësimin në një ndrim në SHF “Kongres i Manastirit”. Ky nuk është vetëm një paralajmërim, ky është realizim. Është dëshmi se projektet dhe premtimet tona kanë kredibilitet dhe peshë, dhe se ne punojmë seriozisht, me plan dhe me përgjegjësi’, deklaroi Mexhiti.

Për fëmijët kjo do të thotë mësim më cilësor, orë interaktive dhe me projekte, më shumë sport dhe kulturë, një ambient i sigurt dhe motivues, tha Mexhiti ndërsa theksoi se për prindërit kjo do të thotë kujdes dhe siguri e garantuar, më pak stres dhe planifikim më i mirë i ditës së punës, komunikim i rregullt dhe transparent me shkollën.

‘Për mësimdhënësit kjo do të thotë trajnim për metoda bashkëkohore, përdorim të mjeteve digjitale dhe praktika gjithëpërfshirëse, organizim të qartë të ditës së punës dhe sistem stimulues për rezultate dhe zhvillim profesional’, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi se modeli pilot i “Kongresit të Manastirit” do të shtrihet sipas një kalendari të qartë edhe në shkollat tjera, dhe brenda katër viteve Çairi të jetë komunë ku të gjitha shkollat fillore do të funksionojnë me sistem një-ndrim dhe mësim tërë ditor.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia i bashkohet rusise dhe kines vucic do te takohet me putinin dhe xi ne ne pekin 68b588a574abe
Lajmi i mëparshëm

Serbia i bashkohet Rusisë dhe Kinës, Vuçiç do të takohet me Putinin dhe Xi-në në Pekin

berisha mesazh ngushellimi per anagnostin dielli perendoi per kolosin e regjise 68b58bb2bdd06
Lajmi i radhës

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë