Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Gazi Babë, ku u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe respektin që i është bërë në konakun e bacit Femi. Ai theksoi se lidhja e sinqertë me qytetarët është forca që e motivon të vazhdojë punën me përkushtim dhe vizion.
Në këtë takim, Mexhiti vuri në dukje se rruga 157, e cila për vite kishte mbetur e papërfunduar për shkak të neglizhencës, tashmë është realizuar plotësisht dhe po u shërben përditë banorëve, nxënësve dhe bizneseve të zonës. Ai shtoi se çdo lagje, nga Gazi Baba, Serova, Dizhoni, Çairi i Vjetër deri te Fusha Topana po përfiton nga projektet zhvillimore si rezultat i bashkëpunimit të sinqertë mes komunës dhe qeverisë.
Sipas Mexhitit ky është vizioni për Çairin, punë konkrete, projekte të prekshme dhe zhvillim të barabartë për të gjithë. Më 19 tetor, me besim dhe unitet, hapim kapitullin e ri të zhvillimit të Çairit.


