mexhiti nga haracina vlen po e kthen dinjitetin e ceshtjes shqiptare me vepra jo me fjale 68e845d4235f2

Mexhiti nga Haraçina: VLEN po e kthen dinjitetin e çështjes shqiptare me vepra, jo me fjalë

October 10, 2025
1 minut lexim

Në tubimin e sotëm me qytetarët e Haraçinës, një nga liderët e VLEN dhe
kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti reagoi ndaj
akuzave të kundërshtarëve politikë se “është degraduar çështja
shqiptare”, duke theksuar se për herë të parë pas dekadash shqiptarët po
e ndjejnë barazinë përmes veprave konkrete dhe jo përmes retorikës
boshe.

“Kur thonë se ka degraduar çështja shqiptare, ne i pyesim: ku ka
degraduar? Nëse i pyesni partnerët e atij koalicioni, as vetë nuk merren
vesh, njëri flet për ligjin e gjuhëve, tjetri për 20 përqindëshin. E ne
themi qartë: nuk ka pasur Ligj të gjuhës shqipe, ka pasur ligj të
gjuhëve të 20 përqindëshit, dhe VLEN ka garantuar që ky ligj nuk do të
preket, edhe pse Gjykata Kushtetuese ende kontrollohet prej tyre”,
deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se qeveria ka sjellë rezultate të matshme, sidomos në
punësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e komunave shqiptare.

“Kur thonë se ka degraduar punësimi i shqiptarëve, ne u kemi thënë:
hajde të matemi! Zgjidhni cilin vit nga 20 vitet e qeverisjes suaj e
konsideroni më të suksesshëm, dhe krahasojeni me 2300 punësimet që ka
bërë VLEN. Aty, ata heshtin”, tha ai.

Mexhiti e cilësoi Haraçinën si simbol të neglizhencës së qeverive të
kaluara, duke theksuar se për 30 vite kjo komunë është lënë pa ujë, pa
kanalizim, pa shkolla dhe pa ndriçim të duhur, me një buxhet vjetor prej
vetëm 300 mijë eurosh.

“VLEN po sjell decentralizim të vërtetë, komuna të fuqishme që do t’i
zgjidhin problemet jetike të qytetarëve. Pas katër vitesh, kur të vijmë
në zgjedhje lokale, askush nuk do të flasë më për ujësjellës apo për
nevoja elementare, sepse ato do të jenë zgjidhur”, përfundoi Mexhiti.

Tubimi në Haraçinë u karakterizua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe
u pa si dëshmi e mbështetjes në rritje për VLEN-in, që konsiderohet si
fillimi i një epoke të re të barazisë dhe zhvillimit për komunat
shqiptare.

IMG 3456IMG 3455IMG 3458

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taylor swift shkelqen me nje veshje elegante 68e83494423ab
Lajmi i mëparshëm

Taylor Swift shkëlqen me një veshje elegante

nese sheholli do te ishte afer me mua sot do kishte shume gjyqe publike kadri kryeziu me aludime per enver hasanin 68e847a1de7b5
Lajmi i radhës

Nëse Sheholli do të ishte afër me mua, sot do kishte shumë ‘gjyqe publike’” – Kadri Kryeziu me aludime për Enver Hasanin

Të fundit nga

ShkoLartë