IZET MEXHITI 6

Mexhiti në zemër të Dizhonit: Kërkesat e qytetarëve nuk negociohen, janë obligim për t’u përmbushur! (FOTO)

August 20, 2025
min lexim

Në një takim të ngrohtë dhe plot përmbajtje në lagjen Dizhon të Çairit, Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, së bashku me bartësin e listës Muhamed Murtezi, deputetin Bekim Sali dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit, vizituan konakun e z. Ahmet Iseni, një prej familjeve të njohura dhe të respektuara të zonës. Takimi, që u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe tradicionale, shërbeu si një mundësi e vlefshme për të dëgjuar drejtpërdrejt zërin e qytetarëve dhe për të ndarë vizionin e ardhshëm për komunën.

“Sonte ishim në konakun e z. Ahmet Iseni, një familje e respektuar e Çairit, e cila na priti me respekt dhe ngrohtësi. Në një atmosferë shumë miqësore, diskutuam hapur jo vetëm sfidat me të cilat përballen banorët e Dizhonit, por edhe pritjet që ata kanë për të ardhmen,” – shkruan Mexhiti pas takimit.

Banorët e lagjes shprehën mirënjohje për përpjekjet e deritanishme të Mexhitit, veçanërisht për sigurimin e fondeve shtetërore për projekte madhore infrastrukturore që do të transformojnë Çairin në vitet në vijim. Ata vlerësuan rolin aktiv të tij në Qeveri për sigurimin e 65 milionë eurove për projekte si bulevardi “Cvetan Dimov”, kampusi universitar “Nëna Tereza”, parkimi nëntokësor te sheshi “Skënderbeu” dhe shumë të tjera.

Megjithatë, qytetarët adresuan një kërkesë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë: të mos harrohen projektet më të vogla, të cilat, ndonëse mund të mos duken madhore në buxhet, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme – si ndriçimi publik, përmirësimi i trotuareve, kanalizimet, mirëmbajtja e rrugicave, këndet e lojërave për fëmijë dhe mbështetja për aktivitetet lokale komunitare.

Mexhiti: Këto nuk janë sugjerime, por detyrime që do të kthehen në veprim konkret

Në reagimin e tij, Mexhiti theksoi se nuk i sheh këto kërkesa thjesht si sugjerime, por si detyrime morale dhe institucionale, të cilat do të përfshihen në planin e veprimit të tij sapo të marrë mandatin si kryetar i komunës.

“Këto kërkesa nuk i shoh si sugjerime, por si një detyrim konkret që do t’i kthejmë në veprim, sapo të marr përgjegjësinë si kryetar i Çairit. Sepse çdo hap që bëjmë sot në këto rrugica të vjetra, është një hap për ta rikthyer krenarinë e banorëve të Çairit,” – u shpreh ai.

Takimi në Dizhon është pjesë e një turi takimesh të Mexhitit me komunitetet në të gjitha lagjet e Çairit, ku përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse, synon të ndërtojë një program real dhe të zbatueshëm zhvillimi lokal.

Mexhiti dhe ekipi i tij nga VLEN kanë theksuar vazhdimisht se angazhimi për komunën e Çairit nuk do të matet vetëm me projektet e mëdha, por me barazinë në investime dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

IZET MEXHITI 4 1 IZET MEXHITI 2 1 IZET MEXHITI 3 1

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komuna e kamenices shpreh ngushellime per vdekjen e drejtoreshes greta kryeziu 68a5839032b9f
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllime për vdekjen e drejtoreshës Greta Kryeziu

zoe kravitz mahnit me nje fustan elegant ne krah te austin butler ne premieren e caught stealing ne londer 68a584b31b860
Lajmi i radhës

Zoe Kravitz mahnit me një fustan elegant në krah të Austin Butler në premierën e “Caught Stealing” në Londër

Të fundit nga

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë