IZET MEXHITI 2 4

Mexhiti në terren me urbanistin Bajram Vardar: Masterplani për Çairin po jetësohet!

October 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me urbanistin dhe arkitektin nga Turqia, Bajram Vardar, po ndjekin nga afër realizimin e projekteve që janë pjesë e Masterplanit për zhvillimin urban të Çairit.

Gjatë vizitave në terren, vëmendje e veçantë u është kushtuar ndërhyrjeve infrastrukturore, përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe modernizimit të hapësirave publike, me synimin për të krijuar një mjedis urban më funksional dhe më të përshtatshëm për qytetarët.

Ndër projektet që janë inspektuar në kuadër të zbatimit të Masterplanit janë ndërhyrjet në rrugët “Ferid Murati” dhe “Mithat Frashëri”, dhe zgjerimi i bulevardit “Cvetan Dimov”.

Masterplani për Çairin është hartuar me kontributin e një ekipi ekspertësh nga Turqia dhe profesionistëve vendorë, nën drejtimin e Bajram Vardarit. Qëllimi i planit është të përcaktojë një drejtim afatgjatë për zhvillimin e komunës, duke ndërthurur modernizimin e infrastrukturës me ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të Çairit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen 1000 kilograme mish pule ne struge dhe oher 6ad3664f057b5
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 1,000 kilogramë mish pule në Strugë dhe Ohër

misajllovski nga 1 janari do te kete rritje te pagave ne ushtri dhe ministrine e mbrojtjes 6ad381210155c
Lajmi i radhës

Misajllovski: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Të fundit nga

ShkoLartë