mexhiti ne teneqe mahalle te cairit politika e vertete behet me njerezit 68c5723202917

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

September 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u mirëprit sot nga banorët e Teneqe Mahallës, një nga lagjet më të vjetra dhe karakteristike të Shkupit.

Ai theksoi se politika e vërtetë bëhet në terren, pranë njerëzve, dhe se fuqia për ndryshim lind nga bashkëpunimi dhe besimi i qytetarëve.

“Edhe sot jam në Teneqe Mahallë, në mesin e banorëve, për të dëgjuar zërin e tyre, për të ndarë idetë dhe vizionin tonë, si dhe për t’i informuar për investimet që tashmë kemi sjellë dhe ato që do të realizojmë së bashku. Unë besoj fuqishëm se politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit, dhe se fuqia për ndryshim lind nga besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët. Kjo është qasja jonë: të qeverisim bashkë me njerëzit, për njerëzit. Vetëm për ty Çairi im!” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se qeverisja duhet të jetë gjithmonë së bashku me njerëzit, për njerëzit.

Gjatë takimit, Mexhiti ndau informacion për investimet që tashmë janë realizuar në komunë dhe prezantoi planet që do të zbatohen së bashku me qytetarët. Ai theksoi se çdo investim ka një qëllim: ta bëjë jetën e qytetarëve më të lehtë, më dinjitoze dhe më të sigurt.

Ky takim është pjesë e angazhimit të Mexhitit për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke dëgjuar dhe vepruar sipas nevojave të tyre.

Ai ftoi të gjithë banorët e Çairit të kontribuojnë aktivisht në procesin e zhvillimit të komunës, sepse vetëm me bashkëpunim mund të arrihen rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

Mexhiti shtoi se angazhimi i tij për Çairin është i palëkundur dhe se së bashku mund të realizojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

IMG 2187

IMG 2185

IMG 2186

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rruga boris kidriq komuna e tetoves zbulon mashtrimin dhe genjeshtren e bajram rexhepit dokument 68c5718e6028c
Lajmi i mëparshëm

Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit! (Dokument)

vlora me e bukur ne vjeshte plazhet dhe hotelet plot me pushues eshte me mire cmimet u ulen 68c5739462ac7
Lajmi i radhës

Vlora më e bukur në vjeshtë/ Plazhet dhe hotelet plot me pushues: Është më mirë, çmimet u ulën

Të fundit nga

ShkoLartë