60c78588 ea84 4bdd 820e 49631fa47e10

Mexhiti në takim me banorët e lagjes së Dizhonit: Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë

September 10, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka zhvilluar takim me qytetarët e lagjes Dizhon, në konakun e qytetarit të nderuar Ibrahim Mejdi.

Takimi, i cili u mbajt në ambientin mikpritës të oborrit familjar, mblodhi dhjetëra banorë të zonës, përfshirë përfaqësues të të gjitha moshave.

Në një atmosferë familjare e me ndjenjë të thellë afërsie, u diskutua për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të komunës, si dhe për vizionin që Mexhiti dhe ekipi i tij synojnë të sjellin për Çairin.

“Ishte një mbrëmje e mbushur me vlera dhe biseda përmbajtësore, në një oborr që të krijonte ndjesinë e shtëpisë dhe të afërsisë njerëzore,” tha Mexhiti, duke falënderuar me mirënjohje mikpritësit dhe të gjithë të pranishmit.

Ai theksoi se bashkëbisedimet e tilla nuk janë vetëm pjesë e fushatës, por mënyra më e sinqertë dhe më njerëzore për të kuptuar realisht nevojat e qytetarëve.

“Çdo fjalë, çdo mendim dhe çdo pyetje që dëgjuam sonte, është pasuri e çmuar për rrugën tonë politike dhe për misionin tonë të shërbimit publik,” u shpreh ai.

Mexhiti ritheksoi se afërsia me qytetarin, dëgjimi i drejtëpërdrejtë dhe bashkëndërtimi i vizionit janë themeli i filozofisë së tij politike.

“Këto takime janë pasqyra më e qartë e mënyrës se si duam të qeverisim: në afërsi me qytetarin dhe me komunikim të drejtëpërdrejtë,” shtoi Mexhiti.

Takime të tilla po zhvillohen intensivisht në gjithë komunën e Çairit, si pjesë e qasjes së re të VLEN për të ndërtuar një qeverisje më të hapur, më të drejtë dhe më të ndjeshme ndaj halleve të qytetarëve.

d59dac58 5279 4fe8 b162 2204221c80b1

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi kandidati i vlen it per vrapcishtin do jete memet seferi 68c1e120c619a
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Kandidati i VLEN-it për Vrapçishtin do jetë Memet Seferi

kush i financon gazetaret qe sulmojne bilall kasamin 68c1e6efc505e
Lajmi i radhës

Kush i financon gazetarët që sulmojnë Bilall Kasamin?

Të fundit nga

Kurti: Le të mos lëshojmë pe…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e punëve të mira dhe shërbimin ndaj të mirës së përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sot me

Nuk ka preferencë

Lautaro Martinez, mes kampionatit dhe Champions League, nuk ka preferencë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Interit deklaroi: “Nuk zgjedh. Dua të shkoj deri në fund të të gjitha
ShkoLartë